Episode Details
Back to Episodes
Pse ke frikë nga errësira? #Gjoni1
Description
Një mbrëmje, në të gjithë lagjen IKEN DRITA. Një vajzë e vogël filloi të qante nga frika. Babai i saj ndezi një qiri dhe menjëherë errësira në dhomë u largua. Pastaj vajza mori një qiri tjetër, e ndezi nga qiriu i babait dhe vrapoi poshtë për t’ia çuar gjyshes së saj. E NJEJTA GJE NDODH TEK Gjonit 1 DHE NE MARRIM 6 MESIME TE FUQISHME.
1. Fillo me Atë që ishte që nga fillimi (1:1–3)
“Në fillim ishte Fjala… dhe Fjala ishte Perëndi.”
Gjithçka u krijua nëpërmjet Jezusit, dhe kjo përfshin edhe ty. Jeta jote nuk është një rastësi. Me kë e nis ditën: me telefonin tënd apo me Atë që të krijoi?
2. Errësira nuk mund ta mposhtë dritën (1:5)
Drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e ka mposhtur. Sado e vështirë të jetë java jote, errësira nuk e ka fjalën e fundit. Në cilën pjesë të jetës sate ke nevojë për dritën e Krishtit sot?
3. Ti mund të jesh fëmijë i Perëndisë (1:12)
Të gjithë atyre që e pranuan, Ai u dha të drejtën të bëhen fëmijë të Perëndisë. Vlera jote nuk varet nga puna jote, nga paratë që ke apo nga ajo që të tjerët mendojnë për ty. Si do të jetoje sot nëse do ta besoje vërtet këtë?
4. Perëndia erdhi pranë nesh (1:14)
Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne, plot hir dhe të vërtetë. Jezusi nuk qëndroi larg. Ai erdhi pranë nesh. Me kë mund të jesh sot njëkohësisht i sinqertë dhe i dashur, duke bashkuar hirin me të vërtetën?
5. Drejtoji njerëzit te Qengji, jo te vetja (1:29)
Gjon Pagëzori nuk kërkoi lavdi për veten. Ai tha: “Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!”
Vetëm Jezusi mund ta heqë fajin tënd. Kur flet, i drejton njerëzit te vetja apo tek Ai?
6. Sill dikë te Jezusi (1:41–46)
Andrea gjeti vëllanë e tij dhe e solli te Jezusi. Filipi thjesht i tha Natanaelit: “Eja dhe shiko.” Nuk ke nevojë për fjalë të mëdha. Kë mund të ftosh këtë javë?
Përmbyllje
Ashtu si vajza që ndezi qiriun e saj nga qiriu i babait, merre dritën tënde nga Jezusi dhe mos e mbaj vetëm për vete.
“Drita e vërtetë, qhttps://youtube.com/shorts/V8XliDZoSb4