Episode Details
Back to Episodes
A do t'i rezistojë Besimi yt stuhisë? #Mateu7
Season 1
Episode 177
Published 2 weeks, 5 days ago
Description
- Shiko veten para se të gjykosh të tjerët – Para se të korrigjosh gabimin e dikujt, pyet veten nëse i bën edhe ti të njëjtat gabime. Hiq traun nga syri yt për të parë qartë e për të ndihmuar tjetrin.
- Mos u lodh duke u lutur – Perëndia është Atë i mirë dhe i gatshëm për të dhënë. Vazhdo të lutesh, të kërkosh e të trokasësh sepse dera do të hapet.
- Trajto të tjerët siç do të doje të të trajtonin ty – Nuk mjafton vetëm të mos bësh keq. Mendo çfarë do të doje për veten dhe bëju të tjerëve atë.
- Rruga e lehtë nuk është gjithmonë rruga e drejtë – Rruga e jetës është e ngushtë sepse kërkon të lësh diçka pas. Mos ndiq turmën, ndiq Krishtin.
- Njerëzit njihen nga frytet, jo nga fjalët – Dikush mund të flasë bukur apo të duket i shenjtë, por jeta dhe veprat (frytet) tregojnë të vërtetën.
- Të dëgjosh nuk mjafton, duhet të zbatosh – Dëgjimi pa zbatim nuk mban në stuhi. Bindja ndaj Jezusit dhe zbatimi i fjalës së Tij është ndërtim besimi mbi shkëmb.