Episode Details

Back to Episodes
A JE I LODHUR NGA PESHA QË MBAN? Mateu 11

A JE I LODHUR NGA PESHA QË MBAN? Mateu 11

Season 1 Episode 181 Published 2 weeks, 5 days ago
Description

Në fshat, kur një DEM i ri mësonte të punonte arën, fermerët shpesh e vinin nën të njëjtën zgjedhë me një ka të vjetër e të fortë. I riu ecte pranë tij, por pesha më e madhe binte mbi tjetrin. Në Mateu 11, Jezusi fton njerëzit e lodhur të hyjnë nën zgjedhën e tij.


1. Edhe më të fortët lodhen

Gjon Pagëzori, burri më i guximshëm i kohës, tani ishte në burg. Ai dërgoi të pyeste: "A je ti ai që duhej të vinte?" Edhe besimi i madh ndonjëherë lodhet.


2. Jezusi i përgjigjet të lodhurit me butësi

Ai nuk e qortoi Gjonin, por i dërgoi fjalë: "Tregojini çfarë shihni: të verbrit shohin, të çalët ecin dhe të varfrit po dëgjojnë  lajmi i mirë." Dyshimi i sinqertë merr përgjigje.


3. Ai nuk e harron besnikërinë

Sapo lajmëtarët u larguan, Jezusi foli për Gjonin me nderim para turmës. Një moment dobësie nuk e fshin një jetë besnikërie.


4. Por zemra e mbyllur nuk kënaqet me asgjë

Gjoni agjëronte dhe thanë: "Ka demon." Jezusi hante me njerëzit dhe thanë: "Është grykës." Kur zemra nuk do, çdo arsye mjafton.


5. Perëndia u zbulohet të përulurve

Ati ua fshehu këto gjëra të mençurve dhe ua zbuloi fëmijëve. Derën nuk e hap zgjuarsia, por përulësia.


6. Dhe të përulurve u jep prehje

Prandaj ftesa shkon te të lodhurit: "Ejani tek unë, të gjithë ju që jeni të lodhur dhe të rënduar." Si kau i vjetër nën zgjedhë, peshën e mban ai bashkë me ne.


Mbyllja

«Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse jam i butë dhe i përulur nga zemra, dhe do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj» (Mateu 11:29). Eja tek ai ashtu si je.

Listen Now

Love PodBriefly?

If you like Podbriefly.com, please consider donating to support the ongoing development.

Support Us