Episode Details
Back to Episodes
A KE FALUR VËRTET? #Zanafilla 45
Season 1
Episode 165
Published 3 weeks, 5 days ago
Description
Në mjekësi një plagë nuk mbyllet nëse ka mbetur papastërti brenda. Në fillim e pastrojnë, sepse një plagë mund të duket e mbyllur nga jashtë, por të kalbet nga brenda.
Kështu bëri edhe Jozefi. Ai nuk tha simpleisht "harrojeni çfarë ndodhi". Plaga duhej pastruar. Pastaj erdhën falja, lotët dhe përqafimi. Nga Zanafilla 45 mësojmë 6 gjëra:
- Së pari, falja e vërtetë nuk e fsheh të vërtetën. Jozefi tha: "Unë jam Jozefi, vëllai juaj që ju e shitët." Falja nuk thotë "nuk ndodhi asgjë". Ajo e pranon plagën, por heq dorë nga hakmarrja.
- Së dyti, liroje tjetrin edhe nga faji. Jozefi u tha: "Mos u zemëroni me vete." Kur fal, mos e bëj tjetrin të paguajë gjithë jetën me turp. Falja e vërtetë e liron.
- Së treti, shikoje historinë tënde me Perëndinë brenda. Jozefi e kuptoi se Perëndia kishte punuar edhe përmes së keqes që i kishin bërë. E keqja mbetet e keqe, por Perëndia mund të nxjerrë të mirë edhe prej saj.
- Së katërti, ndonjëherë përqafimi vjen para fjalëve. Jozefi qau dhe i përqafoi, pastaj ata folën. Ndonjëherë pajtimi fillon thjesht me një hap drejt tjetrit.
- Së pesti, ruaje paqen pas pajtimit. Jozefi u tha: "Mos u zini gjatë rrugës." Mos vazhdo ta hapësh plagën që sapo është mbyllur. Pajtimi duhet ruajtur.
- Së gjashti, mos u tremb nga lajmi shumë i mirë. Kur Jakobi dëgjoi se Jozefi ishte gjallë, mezi e besoi. Vuajtja e gjatë mund të na bëjë të kemi frikë të shpresojmë përsëri. Por nëse Perëndia po ringjall diçka që ti e kishe quajtur të humbur, mos e mbyll zemrën.
Lejo Perëndinë të pastrojë. Mos u ushqej me hidhërim, por zgjidh faljen. Atë që disa njerëz e përdorën për të plagosur, Perëndia mund ta përdorë për të formuar. Në duart e Perëndisë mund të bëhet vendi ku fillon shërimi.