Episode Details

Back to Episodes
LUTUNI PA PUSHIM 1 THESALONIKASVE 5:17

LUTUNI PA PUSHIM 1 THESALONIKASVE 5:17

Season 1 Episode 166 Published 3 months, 1 week ago
Description

Lutuni pa Pushim

1 Thesalonikasve 5:17

Sot do të shikojmë pesë pengesa që na ndalojnë ose që na pengojnë ne që të lutemi dhe pesë hapa që na ndihmojnë ne që të jemi këmbëngulës dhe të vazhdojmë në lutjet tona. Vargu ku ne do të ndalemi është, pra, 1 Thesalonikasve 5:17 dhe thotë: "Lutuni pa pushim." Fjala në greqisht, ose nga origjinali, është adialeiptos. Pra, jo ritual i përsëritur, por frymë e vazhdueshme bashkëbisedimi me Zotin, si pulsi i zemrës.

Perëndia na fton ne që të vazhdojmë edhe të këmbëngulim në lutje. Një nga këshillat që Jezusi i dha dishepujve të tij ishte: "Lutuni gjithmonë, rrini zgjuar." Edhe vetë Jezusi qëndroi, shpenzoi një kohë shumë të gjatë në lutje. Madje, në shumë, shumë herë në pasazhe tek ungjijtë, neve e gjejmë Jezusin që... Jezusi thotë, shkoi në mal, shkoi veçmas dhe u lut.

Le të ndalemi tek pesë pengesat që e ndalojnë një besimtar nga këmbëngulja në lutje. Pesë pengesa që e pengojnë një besimtar të lutet vazhdimisht edhe të jetë këmbëngulës në lutje:

  1. Kur një besimtar e konsideron lutjen si detyrë dhe jo marrëdhënie, atëherë është... bëhet një pengesë, jo një rritje shpirtërore. Kur lutja bëhet rit fetar dhe jo bashkëbisedim i gjallë me Perëndinë, ajo e lodh shpejt dhe braktiset. Filipianëve kapitulli 4, vargu 6 thotë: "Mos u shqetësoni për asgjë, por në çdo gjë ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim." Ne duhet të qëndrojmë dhe të shpenzojmë kohë në lutje, pra. Edhe kur lutja konsiderohet si një detyrë, një një hap që duhet përmbushur në jetën e një të krishteri, atëherë ajo nuk ka më vlerë edhe lutja nuk dëgjohet, sepse nuk bëhet me gjithë zemër. Jakobi thotë, në qoftë se ju dyshoni në zemrën tuaj, lutja... lutja nuk dëgjohet.
  2. Kur ndërgjegjja është e ngarkuar nga mëkati. Mëkati i parrëfyer krijon distancë nga Zoti dhe e mbyt zërin e lutjes përpara se ajo të fillojë. Psalmisti tek vargu... oh, 18 i Psalmit 66 thotë: "Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar." Pra, në qoftë se ne lejojmë ligësinë, të keqen, të jetojë në zemrën tonë, në mendjen tonë, atëherë vend për Perëndinë nuk ka, vend për Frymën e Shenjtë nuk ka. Një nga premtimet që neve marrim në momentin që pagëzohemi dhe e pranojmë Krishtin në zemrën tonë, në jetën tonë, është dhurata e Frymës së Shenjtë. Pali na thërret vëmendjen tek Efesianët dhe na thotë: "Mos e zëmëroni Frymën që është në ju." Pra, nuk mund të qëndrojë Fryma në një... në një vend, në një zemër...
  3. Dyshimi dhe mungesa e besimit. Kush dyshon është si vala e detit të lëkundur. Mosbesimi e zbeh motivimin për të vazhduar. "Por le të kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era. Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti." Në momentin, pra, që neve i bëjmë lutjet tona plot dyshim, atëherë lutja jonë pengohet. Dhe kur lutja pengohet, nuk është se ti rritesh, po forcohesh në besim, thjesht ti po krijon një hendek, një ndarje midis teje dhe Perëndisë. Duke pasur parasysh edhe hapin e parë, që neve nëse ne e konsiderojmë lutjen si një... si një detyrë, jo një marrëdhënie me Zotin, atëherë ne jemi në në telashe. Imagjinoni sikur në marrëdhëniet tona, qofshin miqësore, dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja marrëdhënia jonë martesore, nëse ne nuk qëndrojmë në Zotin, edhe martesa është në... edhe familja është në në rrezik. Por, imagjinoni gjithashtu që nëse ne do t'i bënim gjërat tona se e kemi për detyrë që të ofrojmë x shërbim ose ku ta di unë në në familjen tonë, atëherë partneri ose partnerja do e kuptonte këtë gjë dhe ti... ti do të thoshte: "Ti nuk po e bën me me gjithë zemër." Po Perëndia që njeh mendjen tonë, që njeh zemrën tonë? Psalmi 139 thotë: "Ti, o Zot, e di përpara se fjalët e mia të dalin nga goja, ti e di çfarë
Listen Now

Love PodBriefly?

If you like Podbriefly.com, please consider donating to support the ongoing development.

Support Us