Episode Details

Back to Episodes
ASYA - SKLLAVET E LIRISE

ASYA - SKLLAVET E LIRISE

Published 3 hours ago
Description
Thashë, ka rënë borë e butë Të dalim në kafeterinë e qytetit Ta çelim ditën me “Skënderbeg” Esëll. Kur të ma mbash fytyrën në pëllëmbë Të lutem mos rrah qerpik Ta shoh edhe një herë pastoralen e dashurisë, Ta mësoj nga bebëzat e tua; deri kur të vijnë miqtë e vjetër Me Bahun e Moxartin të na zgjojnë… Alegro assai dhe hapa mbi borën virgjër… Por… aty vjen Ajo kurvë stërkurve, liria Rivalja e të gjitha dashurive të botës Si Medea Të merr… të merr…të merr… Ndalem në qetësinë e kësaj shtëpie E lypi veten Para se të bie në acarin e flakës tënde Para se të dal në vargun e grave Në atë parabolë fute, që ngjitet në varrezat e qytetit Me nga’i degë qarri në dorë Për ta shënuar varrin e dashur Atë dhé të çelur për ngut Dhe bie në gjunjë ajo tufë sorrash që zija e mortjes E ka ç’graruar Secila mbi varrin e dashur. Aty dikur vjen edhe Ajo, Liria E butë, virgjër, e ëmbël, e ndriçuar dhe e frikshme, Si Zoti E lusim të na i falë mëkatet që s’i patëm, Se ne, ia falim të gjitha. Etërit, bijtë dhe dashnorët… të gjitha.
Listen Now

Love PodBriefly?

If you like Podbriefly.com, please consider donating to support the ongoing development.

Support Us