Episode Details
Back to Episodes
“Trashëgimia e Mbretit: Ec në Urdhërimet e Zotit
Description
Trashëgimia e Mbretit: Ec në Urdhërimet e Zotit
Sot do të ndalemi pikërisht tek tre vargjet e para të këshillave që Davidi i dha Salomonit. Ne shikojmë se Davidi ishte pranë vdekjes dhe, siç themi ne, la "amanetet" e fundit për birin e tij. Është interesante se Davidi i thotë: "Bëhu i fortë dhe trego veten burrë."
Çfarë do të thotë të jesh "burrë"?
Në kuptimin tonë kulturor dhe biblik, kjo është një fjalë e madhe. Të thërret të mbash një qëndrim, të jesh i drejtë edhe atëherë kur është e vështirë, edhe atëherë kur rregullat duhet të aplikohen tek vetja jote.
Shumë njerëz rriten pa baba për shkak të divorcit apo vdekjes. Disa rriten me babanë, por ai nuk u jep edukatën shpirtërore të Perëndisë. Salomonit i ndodhi ndryshe. Ai shkruan te Fjalët e Urta 4:3-9:
"Kur isha ende fëmijë pranë atit tim... ai më mësonte dhe më thoshte: Ruaj urdhërimet e mia dhe do të jetosh. Fito dituri, fito gjykim... mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë."
Mësimet Kryesore nga Fjalët e Urta:
- Zgjidh Mësuesit e Duhur: Duhet të dëgjojmë mësuesit që japin këshilla të mira. Dituria do të thotë të kesh njohuri, por edhe maturi për t'i aplikuar ato në kohën e duhur.
- Frika e Zotit: Fjalët e Urta 10:27 thonë se frika e Zotit i zgjat ditët. Ajo është një burim jete që shmang leqet e vdekjes.
- Vlera e Këshillës së Prindërve: Shpesh i nënvlerësojmë prindërit duke thënë "çfarë thua ti, nuk merr vesh". Por Salomonit i kuptoi se këto këshilla janë si një gjerdan në qafë.
- Kujdes nga Shoqëria e Keqe: Djali i Salomonit paralajmërohet të mos shkojë pas mëkatarëve që thonë "hajde vjedhim e bëjmë plaçkë". Sot ne shpesh vlerësojmë gjërat materiale (makina, telefona) dhe zhvlerësojmë ato që kanë vërtet rëndësi, si familja dhe miqësia e mirë.
Një Histori për Mashtrimin
Disa hajdutë hynë në një argjendari natën. Ata nuk vodhën asgjë, thjesht ndryshuan çmimet. Gjërat e lira u bënë shumë të shtrenjta dhe xhevahiret e çmuara u bënë shumë të lira. Të nesërmen, njerëzit blenë gjërat pa vlerë me çmime të larta. Kështu bën edhe djalli sot: po ndryshon çmimet e vlerave, duke e bërë familjen të duket e parëndësishme.
Konkluzionet e Mësimit:
- Zgjidh mësuesin: Ki kujdes kë dëgjon.
- Përcakto qëllimet: Zbulojë çfarë do të bësh me jetën tënde.
- Kujdes me karakterin: Shmang borxhin dhe imoralitetin (gratë e përdala).
- Respekto Perëndinë: Ai është Ati ynë qiellor që ka siguruar udhëzimin në çdo brez.
Lejo fjalën e Perëndisë të jetë rruga jote. Tregoje veten!