Episode Details

Back to Episodes
#80 - Enea Ziu (Art dhe Kulturë)

#80 - Enea Ziu (Art dhe Kulturë)

Episode 80 Published 3 years ago
Description

Enea Ziu është një artist nga Tirana. Prej 12 vitesh merret me muzikë duke u angazhuar me grupe të ndryshme. Aktualisht është vokalist dhe kitarist me grupin ATEN, baterist me grupin MORGU dhe merret me projektet e tij personale muzikore. Me çdo bandë dhe projekt Enea bën diçka të ndryshme, pasi i pëlqen të eksperimentojë në muzikë. Është bashkthemelues i Jamhouse Studio, një qendër ku bëhen prova dhe regjistrohet muzika e disa nga bandat më të mira të metalit dhe muzikës alternative underground në Shqipëri. Me MORGU-n, grupi ka qenë më aktive me koncerte dhe publikime. Kanë luajtur në Tiranë, Itali, në Prishtinë më 2 qershor dhe do të luajnë në Bullgari në shtator. Me ATEN-in, grupi ka performuar së fundmi në Tiranë dhe janë në procesin e regjistrimit të albumit të tyre të tretë. Ndërsa me projektet e tij personale është më spontan dhe akoma më shumë eksperimental.

Gjithashtu, Enea merret me arte vizuale. Ka mbaruar për pikture dhe marrë shpesh pjesë në ekspozita. Së fundi, në festivalin e piktures RinArt, fitoi çmimin për portretin më të mirë. Ai ka qenë pjesë e grupit të restaurimit të mozaikut të fasadës së Muzeut Historik Kombëtar, i cili u përurua së fundmi nga ministria e kulturës dhe përfaqësuesit e BE-së.


Ju kërkojmë ndjesë për problemet teknike që kemi pasur gjatë ktij episodi.

Listen Now

Love PodBriefly?

If you like Podbriefly.com, please consider donating to support the ongoing development.

Support Us