Episode Details
Back to Episodes
#94 - "e bukura" | Joana Dhiamandi Ph.D. në BUCHI PODCAST
Description
Joana Dhiamandi është arkitekte, artiste qelqi, dhe pedagoge e Arkitekturës dhe Dizajnit me Ph.D. në Arkitekturë dhe Planifikim Urban. Gjatë studimeve të saj në arkitekturë, ajo tregoi një interes të veçantë në paradigmën e Arkitekturës së Informacionit. Joana ka qenë e përfshirë në projekte arkitektonike dhe interieri si themelues e studios së projektimit DHIAMANDI STUDIO, gjithashtu është artist qelqi në studio ‘’DHIAMANDI GLASS’’. Joana është përfshirë në mënyrë aktive si anëtare e shoqërisë civile në Shqipëri, duke punuar gjithashtu për të angazhuar komunitetet dhe për të zhvilluar një platformë të përbashkët për diskutim në arkitekturë dhe dizajn. Gjithashtu eshte edhe bashkëthemeluese e ''WeWomen'', një iniciativë për të krijuar një platformë për frymëzim, mbështetje, rrjetëzim dhe fuqizimi të vajzave dhe grave. Gjate viteve te fundit ka qen pjese e disa konferencave shkencore dhe akademike, nderkohe një element që ajo e konsideron jetik për qasjen ne arkitekturën dhe dizajnin është krijimi i përvojave unike njerëzore në kohë dhe në hapësirë. Linket:https://www.instagram.com/dhiamandistudio/https://www.instagram.com/joanadhiamandi/