Episode Details

Back to Episodes
#103 - Shqipëria Bëhet (apo jo), a sjellin te rinjtë ndryshim? | Edona Haklaj në BUCHI PODCAST

#103 - Shqipëria Bëhet (apo jo), a sjellin te rinjtë ndryshim? | Edona Haklaj në BUCHI PODCAST

Episode 103 Published 2 years, 4 months ago
Description

Abonohuni në: Spotify Sub: https://podcasters.spotify.com/pod/show/buchi-podcast/subscribe Patreon: https://www.patreon.com/buchipodcast Youtube membership Edona është lindur dhe e rritur në Tropojë, por që prej rreth 7 vitesh jeton në qytetin e Tiranës. Në këtë qytet, përveç jetës së përditshme, ajo zhvillon angazhimet e saj qytetare dhe profesionale.Ajo është diplomuar për Analizë të Mendimit Kritik në Gazetari dhe Shkenca Komunikimi, dhe prej më shumë se 4 vitesh është angazhuar në gazetarinë vizive dhe të shkruar, duke punuar në terren dhe në programe televizive.Që nga moshë 18 vjeçare, ajo ka qenë pjesë e lëvizjeve të ndryshme dhe organizatave të shoqërisë civile. Në vitet e fundit, përvoja e saj është zgjeruar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke u angazhuar në projekte dhe aktivitete të ndryshme, veçanërisht me fokus në rininë, duke vepruar si Ambasadore e Të Rinjve Europianë. Ajo gjithashtu ka përvojë në menaxhimin e biznesit dhe në marrëdhëniet publike.Një nga përkushtimet kryesore të saj është aktivizmi qytetar, që e sheh si një shtyllë të rëndësishme në zhvillimin e demokracisë.Protestat, si ato kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë dhe kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, janë dy nga lëvizjet qytetare që për të kanë një rëndësi të veçantë. Në këto momente, ajo ka kaluar ditë dhe netë të tëra duke mbrojtur vlerat dhe të drejtat që i beson gjithmonë.

Listen Now

Love PodBriefly?

If you like Podbriefly.com, please consider donating to support the ongoing development.

Support Us