Episode Details
Back to Episodes
#122 - Rrugëtim, Aktualitet dhe politikë | Matilda Bako në BUCHI PODCAST SHQIP
Description
Matilda ka përfunduar studimet Bachelor në Gjuhësi dhe Letërsi me medalje të artë në Universitetin e Tiranës në vitin 2019. Më pas, ajo ka vijuar studimet Master në Universitetin e Humboldt-it në Berlin, të cilat i përfundoi me sukses në vitin 2022.
Aktualisht, Matilda po kryen studimet e saj të Doktoraturës në Universitetin e Humboldt-it, ku fokusohet në një temë interdisiplinare që lidhet me analizën kritike të diskursit të fenomeneve politike në një kontekst krahasimor europian.
Pas përfundimit të disa internship-eve prestigjioze në Oxford, Bundestagun Gjerman dhe Komisionin Europian, Matilda që prej vitit 2023 punon si kërkuese shkencore në Bundestagun Gjerman. Ajo është pjesë e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian, ku merret me çështjet e BE-së, zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.