Episode Details
Back to Episodes
#142 - Ku qëndron e vërteta? - Endrit Shabani në Buchi Podcast Shqip (idealet, vlerat, shoqëria) P 1/3
Description
🎙️ Në këtë episod të veçantë të Buchi Podcast Shqip, i ftuar është Endrit Shabani, bashkëkryetar i Nismës Thurje, një personalitet frymëzues mes pedagogjisë, studimeve, konsulencës për organizata ndërkombëtare dhe kontributit në media dhe shoqërinë civile.
Nga një ëndërrimtar në auditorët francezë e deri te kthimi si pedagog në këto ambiente, rrugëtimi i tij është një testament i vlerave dhe potencialit shqiptar. Tepër mbresëlënës ishte kapërcimi nga Tirana në Universitetin e Oksfordit, ku Shabani u shndërrua në një ambasador të denjë të Shqipërisë në botë.
Biseda sjell momente kyçe të jetës dhe karrierës së tij, ku Oksfordi doli të ishte pika e kthesës. Me të rifillojmë ciklin e intervistave me shqiptarë të suksesshëm në botë që na mbushin me krenari.
Diskutojmë jetën, idealet, vlerat e një shoqërie të drejtë dhe çfarë është më e mirë për individin dhe shoqërinë në tërësi.
🎧 Ndiqni këtë bisedë frymëzuese që nuk duhet humbur!
#BuchiPodcast #PodcastShqip #EndritShabani #NismaThurje #Oksford #SuksesiShqiptar #VleraShqiptare #ShoqeriaCivile #Inspirim