Episode Details
Back to EpisodesNjë ngjarje dy të vërteta 30/04/2023
Published 3 years, 5 months ago
Description
Kush mendon se ka një të vërtetë, gabon. Mund të ketë një diell, një hënë e qiell, por jo një të vërtetë. Jetojmë në një kohë kur secili ka të vërtetën e tij. Madje jetojmë në një kohë kur për një ngjarje ka dy ose më shumë të vërteta. A nuk ndodh kështu kur dëgjojmë llogjet e politikanëve nëpër foltore, sukseset e dyshimta të qeverisë, apo premtimet butaforike të opozitës? Të vërteta që mund të jenë njëherësh tragjike, herë herë dramatike, por brenda fshehin edhe pjesën e tyre komike. Top Albania Radio sjell disa prej ngjarjeve që shënjojnë politikën, ekonominë, aktualitetin, artin dhe sportin në një këndvështrim me titull “Një ngjarje dy të vërteta”.